Drejtori i Qendrës CVE përshëndeti konferencën e KMSH-së të mbajtur për fazën III të projektit mbi angazhimin e të rinjve për një komunitet të qëndrueshëm

Drejtori i Qendrës CVE kontribuoi në konferencën e KE-së mbi rritjen e kapaciteteve për stafin e burgjeve dhe shërbimit të provës për P/CVE në vendet e Ballkanit Perëndimor
17/11/2021

Drejtori i Qendrës CVE përshëndeti konferencën e KMSH-së të mbajtur për fazën III të projektit mbi angazhimin e të rinjve për një komunitet të qëndrueshëm

Drejtori i Qendrës CVE përshëndeti konferencën e KMSH-së të mbajtur për fazën III të projektit mbi angazhimin e të rinjve për një komunitet të qëndrueshëm

Publisher: Cve.gov.al            18/11/2021

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, përshëndeti konferencën hapëse të fazës së tretë të projektit “Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm” të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me mbështetjen financiare të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Gjatë fjalës përshëndetëse, znj Dervishi shprehu mbështetjen e plotë institucionale në kuadër të këtij projekti, i cili do të konsistojë në zhvillimin e një seri aktivitetesh sociale e kulturore, takime dhe workshop-e me të rinjtë në Shqipëri, të cilat do të ndihmojnë në ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme dhe forcimin e demokracisë.

Znj. Dervishi theksoi se Qendra CVE e ka mbështetur projektin që prej fazës së parë të implementimit të tij, duke theksuar rezultat e arritura deri më tani dhe ato që priten të arrihen nga realizimi i fazës së tretë.