Qendra CVE dhe Rektorati UAMD firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre për ndërgjegjësimin e studentëve mbi format e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Qendra CVE pjesë e trajnimit të RAN mbi menaxhimin e fëmijëve dhe familjareve të rikthyer nga territoret e ish vendeve të konfliktit
01/12/2021
Drejtori i Qendrës CVE mbajti fjalën përshëndetëse në workshop-in e RAN për komunikimin strategjik mbi LHT- të dhe familjarët e tyre të kthyer në Ballkanin Perëndimor
03/12/2021

Qendra CVE dhe Rektorati UAMD firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre për ndërgjegjësimin e studentëve mbi format e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Qendra CVE dhe Rektorati UAMD firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre për ndërgjegjësimin e studentëve mbi format e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Publisher: Cve.gov.al            02/12/2021

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Znj. Lejdi Dervishi dhe Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Dr. Kseanela Sotirofski firmosën Marrëveshje Bashkëpunimi mes tyre për ndërgjegjësimin mbi format e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Qëllimi i kësaj Marrëveshje është të mundësojë bashkëpunimin mes Palëve, në kuadër të  përcaktimit të fushave dhe mënyrave të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në mënyrë që të operojnë me efikasitet kundër sfidave dhe kërkesave të kohës si dhe në funksion të realizimit të qëllimeve dhe objektivave të përshkruara në Strategjinë Kombëtare Për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planit të Veprimit.

Mes të tjerave memorandumi përfshin edhe njohjen, hulumtimin dhe promovimin tek studentët, të vlerave të tolerancës, paqes dhe bashkëjetesës së komuniteteve me diversitet kulturor, etnik, fetar etj. Ceremonia e zyrtarizmit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Rektoratin e UAMD u organizua nga Qendra CVE pranë ambienteve të saj.