Publisher: Cve.gov.al 11/01/2022
Publisher: Cve.gov.al 11/01/2022
Drejtori i Qendrës Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Znj. Lejdi Dervishi, dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Z. Robert Gajda, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për realizimin e veprimtarisë së përbashkët në kuadër të promovimit dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në përputhje me standartet e njohura ndërkombëtare dhe legjislacionin e brendshëm.
Qëllimi i marrëveshjes së bashkëpunimit është realizimi i veprimtarisë së përbashkët dhe të koordinuar për respektimin, forcimin dhe avancimin e mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut, për menaxhimin e procesit të rikthimit shtetasve shqiptarë nga ish vendet e konfliktit, angazhimin institucional të të gjithë aktorëve shtetërorë të përfshirë në këtë proces, si dhe sfidat e hasura në këtë drejtim.