Publisher: Cve.gov.al 30/03/2022
Publisher: Cve.gov.al 30/03/2022
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm kontribuoi në Forumin e Tetë Ndërinstitucional për Parandalimin dhe Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, organizuar nga Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social, në kuadër të projektit: “Përmirësimi i kapaciteteve penitenciare për adresimin e radikalizimit në burgje në Ballkanin Perëndimor”. Ky projekt është pjesë e programite të përbashkët të Bashkimit Evropian/ Këshillit të Evropës për mbështjetjen horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022.
Forumi pati si qëllim diskutimin mes aktorëve të rëndësishëm vendorë duke vlerësuar përgjegjësitë institucionale në lidhje me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, menaxhimin e të dënuarve ekstremistë dhe integrimin e tyre në shoqëri. Gjatë forumit u diskutua gjithashtu mbi qasjen ndërinstitucionale për proceset e rehabilitimit, risocializimit dhe riintegrimit të shtetasve të kthyer nga zonat e luftës.