Publisher: Cve.gov.al 11/05/2022
Publisher: Cve.gov.al 11/05/2022
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj.Lejdi Dervishi ka zhvilluar një leksion te hapur me studentë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.
Leksioni i mbajtur për çështjet e lidhura për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm është pjesë e ciklit të leksioneve me këtë fokus, të cilat kanë nisur të zhvillohen në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Qendra CVE nënshkroi gjatë muajit prill të këtij viti një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë për identifikimin e mundësive të institucioneve në funksion të shkëmbimit të përvojave dhe kërkimit shkencor për parandalimin e radikalizmit dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm. Kjo marrëveshje është nënshkruar në kuadër të realizimit të Strategjisë Kombëtare: “Për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planit të Veprimit”.