Publisher: Cve.gov.al 12/10/2022
Publisher: Cve.gov.al 12/10/2022
Është organizuar në Sarajevë dita e dytë e takimit të Rrjetit Rajonal të Koordinatorëve Kombëtarë për Ekstremizmin e Dhunshëm dhe Terrorizmin. Në këtë event, Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm kryesuar nga drejtori i saj Z. Denion Meidani njekohësisht dhe Koordinator Kombëtar për ektremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin, vijoi me raundin e dyte te takimeve me Organizaten Ndërkombëtare të Migracionit (IOM).
Në aktivitet merrnin pjesë Koordinatorët Kombëtar të Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë Herzegovinës, Maqedonisë së Veriut, OSBE, znj. Laura Lungarati Shefe e Misionit, Koordinator Nën Rajonal për Ballkanin Perëndimor (IOM), znj. Klaudia Kuljuh Menaxhere e Programit Rajonal e IOM për Ektremizmin e Dhunshëm dhe Terrorizmin, Znj. Alketa Gaxha përfaqësuese e IOM Shqiperi, si dhe perfaqësues të shtrukurave të Antiterrorit, Ministrisë së Brendshme, përfaqësues nga vendet e rajonit etj.
Drejtori i Qendres CVE dhe Koordinatori Kombetëtar Z. Meidani, pasi shpjegoi proceset e rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të kthyer nga zonat e konfliktit në Shqipëri, ritheksoi faktin që Ballkani Perëndimor duhet të ketë një qasje rajonale të përbashkët dhe të mirëkoordinuar për kundërshtimin dhe luftimin e këtij fenomeni.