“Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm përforcon bashkëpunimin rajonal në mbrojtjen e infrastrukturave kritike në Ballkanin Perëndimor”

“Strategjitë e përdorura në burgje për të luftuar ekstremizmin, duhet të jenë efikase”
24/10/2023
Drejtori i CVE, Meidani në takimin rajonal për “Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Rritjen e Ndërgjegjësimit te të Rinjtë”
27/10/2023

“Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm përforcon bashkëpunimin rajonal në mbrojtjen e infrastrukturave kritike në Ballkanin Perëndimor”

“Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm përforcon bashkëpunimin rajonal në mbrojtjen e infrastrukturave kritike në Ballkanin Perëndimor”

Publisher: Cve.gov.al            25/10/2023

Në një konferencë dy ditore të rëndësishme në fushën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga komiteti drejtues i projektit “Përmirësimi i mbrojtjes së hapësirave publike dhe infrastrukturave kritike në Ballkanin Perëndimor”, në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ky projekt, i cili ka përfituar financim nga Bashkimi Europian synon të koordinojë përpjekjet rajonale në Ballkanin Perëndimor për rritjen e sigurisë në infrastrukturat kritike dhe hapësirat publike. Në këtë takim, Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm u prezantua si Pikë Fokale për Shqipërinë, në fushën e Infrastrukturave Kritike dhe Hapësirave Publike.

Diskutimet u përqendruan rreth sfidave të ndryshme që shfaqen në këtë fushë, duke përfshirë identifikimin dhe parandalimin e rreziqeve potenciale, si dhe rritjen e kapaciteteve të sigurisë për mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe hapësirave publike.

Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm u përfaqësua në këtë takim nga Zëvendës Koordinatori Kombëtar për Ekstremizmin e Dhunshëm, Ermal Jauri i shoqëruar nga përfaqësues të Drejtorisë së Antiterrorit të Policisë së Shtetit. Z. Jauri ndau me Komitetin Drejtues të projektit vështrime dhe përvojat në fushën e sigurisë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për adresimin e sfidave të përbashkëta.

Ky takim shërbeu si një platformë për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe praktikave të mira në fushën e sigurisë së infrastrukturave kritike në Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrja aktive e Qendrës kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe përkushtimi i palëve të tjera të pjesëmarrëseve në këtë konferencë, demonstron nevojën e një qasje të përbashkët dhe të koordinuar për të garantuar mbrojtjen e sigurtë të hapësirave publike dhe infrastrukturave kritike në rajon.