“Strategjitë e përdorura në burgje për të luftuar ekstremizmin, duhet të jenë efikase”

Vjenë/Forcimi i Rrjetit Profesionist të Grave në P/CVERLT, përcaktimi i projekteve dhe sfidave në të ardhmen
21/10/2023
“Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm përforcon bashkëpunimin rajonal në mbrojtjen e infrastrukturave kritike në Ballkanin Perëndimor”
25/10/2023

“Strategjitë e përdorura në burgje për të luftuar ekstremizmin, duhet të jenë efikase”

“Strategjitë e përdorura në burgje për të luftuar ekstremizmin, duhet të jenë efikase”

Publisher: Cve.gov.al 24/10/2023

Një shkrim i botuar në revistën “Justice Trends”

Nga Denion Meidani – Burgjet sot, veçanërisht në kontekstin e ekstremizmit, kanë nevojë për veprime strategjike për shkak të dënimeve që ndryshojnë jetën e shumë individëve dhe rrezikut të radikalizimit. Një përqasje inovative për adresimin e këtyre sfidave do të përfshinte një strategji shumë-shtresore, siç është forcimi i kapaciteteve lokale, sensibilizimi në komunitet, dhe qëndrueshmëria. Njohja e sistemit të drejtësisë penale dhe promovimi i përpjekjeve bashkëpunuese përmes parimit të “fuqisë së zgjuar”(smart power), janë hapa të rëndësishëm në adresimin e këtyre çështjeve urgjente.

Në fund të fundit, synimi ynë duhet të jetë krijimi i komuniteteve më të sigurta dhe krijimi e hapësirave për një riintegrim sa më të suksesshëm të individëve që janë bërë pjesë e ekstremizmit të dhunshëm.

Shumë vende duke qenë të vetëdijshëm për kufizimet që sjellin sistemet tradicionale të burgjeve, kanë ndërmarrë hapa konkrete për riorganizimin e këtyre shërbimeve në mënyrë që të kenë bashkëpunim sa më të ngushtë me bashkitë, organizatat jo-fitimprurëse, vullnetarë dhe rrjetet sociale të të dënuarve.

Ekstremizmi është një kërcënim global serioz, që kërkon një qasje multidisiplinare, dhe janë pikërisht burgjet ato që luajnë një rol kritik në adresimin e kësaj sfide duke u bërë pjesë integrale e riintegrimit të të burgosurve të dënuar për vepra që kanë të bëjnë me ekstremizmin e dhunshëm, dhe parandalimit të mjediseve të favorshme që çojnë drejt radikalizmit.

Këto përpjekje kërkojnë marrjen parasysh të faktorëve të ndryshëm që ndërlidhen me njëri tjetrin  brenda sistemit të drejtësisë penale, duke përfshirë karakteristikat e të dënuarve, rrjetet sociale, sanksionet, ndryshimet ligjore dhe zhvillimet shoqërore, por në thelb duke ruajtur  parimet themelore si respekti për personalitetin, autonominë individuale, dhe veçanërisht vetë-korrektësimin dhe vetë-dijësimin.

Përdorimi i qasjes rehabilituese në sistemin korrektues, duke lejuar një ndërveprim dinamik mes përdorimit të metodave të forta dhe të buta, që përshtasin sigurinë me parimet e kohezionit social, duke pakësuar mundësitë e përsëritjes të veprave penale, ndikon ngushtë në sigurinë e përgjithshme të komunitetit.

Pavarësisht nevojës evidente për strategji më gjithëpërfshirëse në procesin e rehabilitimit, ka disa fusha kryesore që kërkojnë më shumë vëmendje për sa i përket të burgosurve të ekstremizmit të dhunshëm, siç janë:

 Inteligjenca e Sigurisë dhe Bashkëndarja e të Dhënave: Forcimi i inteligjencës së sigurisë dhe bashkëndarja e të dhënave brenda dhe jashtë burgjeve është jetike për identifikimin dhe adresimin efikas të kërcënimeve.

▪ Vlerësimi i Personalizuar i Risqeve dhe Nevojave: Rritja e kapaciteteve për vlerësimin e personalizuar të risqeve dhe nevojave, mundëson që planet e rehabilitimit të jenë të orientuara drejt vulnerabiliteteve dhe nxitësve specifikë.

Ndërhyrjet Ndërdisiplinore për Mosangazhimin e të Burgosurve: Zgjerimi i ndërhyrjes ndërdisiplinore, duke përfshirë profesionistë si psikologë, punonjës socialë dhe teologë është shumë i domosdoshëm për trajtimin e një dukurie mjaft komplekse siç është ekstremizmi.

Perspektivat e Riintegrimit Social: Përmirësimi i koordinimit ndërmjet ofruesve të shërbimeve para dhe pas lirimit të të burgosurve, i cili optimizon alokimin e burimeve dhe reduktimin e rreziqeve, kontribuon në përmirësimin e procesit të riintegrimit.

Është thelbësore të sigurohemi që strategjitë e përdorura në burgje për të luftuar ekstremizmin, të jenë efikase në arritjen e një transformimi të qëndrueshëm. Për këtë arsye, duhet të avokojmë për vlerësime të pavarura, në mënyrë që këto strategji të jenë sa më efektive.

Përmes përkushtimit dhe inovacionit, ne synojmë të krijojmë komunitete më të sigurta dhe të riintegrojmë me sukses individë që janë bërë pjesë e ekstremizmit të dhunshëm.