Publisher: Cve.gov.al 14/11/2024
Publisher: Cve.gov.al 14/11/2024
Më 13 dhe 14 nëntor, Qendra Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm udhëhoqi sesione të rëndësishme informuese në Shkodër dhe Kukës, duke punuar ngushtë me oficerët e policimit të komunitetit dhe policisë kufitare. Këto sesione, pjesë e serisë sonë të re të ndërgjegjësimit dhe informimit, u zhvilluan në partneritet me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe synuan forcimin e kapaciteteve të strukturave policore vendore në identifikimin e hershëm dhe përgjigjen ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit.
Në Shkodër, oficerët u pajisen me informacione dhe njohuri të vlefshme për njohjen dhe referimin e shenjave të hershme të radikalizimit, duke siguruar aftesitë për të kontribuuar në një komunitet më të sigurt dhe më të qëndrueshëm. Ditën e nesërme në Kukës, përpjekjet tona vazhduan me fokus në fuqizimin e oficerëve me strategji praktike për të ndërtuar një mjedis më të qëndrueshëm kundër kërcënimeve të mundshme.
Së bashku, po pajisim oficerët e vijës së parë për të bërë ndryshime reale, pozitive dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e komuniteteve të tyre. Ky angazhim për masa proaktive të sigurisë në #Shkodër dhe #Kukës pasqyron misionin tonë të përbashkët për të nxitur komunitete më të forta dhe më të sigurta në të gjithë Shqipërinë.
Të bashkuar për një të ardhme më të sigurt!