Publisher: Cve.gov.al 13/09/2025


Publisher: Cve.gov.al 13/09/2025
Më datat 11 – 12 shtator 2025, dy përfaqësues, një nga Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH) dhe një nga Policia e Shtetit, morën pjesë në takimin rajonal të organizuar nga EU Knowledge Hub, me temë: “Ndërlidhja mes Radikalizmit Online dhe Dezinformimit në Ballkanin Perëndimor”. Takimi i zhvilluar në Sarajevë, mblodhi së bashku përfaqësues nga institucionet shtetërore, shoqëria civile, akademia, profesionistë të vijës së parë dhe platformat digjitale.
Gjatë punimeve të ditës së parë, diskutimet u përqendruan tek radikalizmi online dhe hibridizimi i tij, si dhe tek përgjigjet institucionale në nivel kombëtar. Përfaqësuesit e Shqipërisë prezantuan hapat e ndërmarrë për të adresuar këtë fenomen dhe ndanë eksperiencat e QKEDH, veçanërisht për sa i përket kundër-narrativës.
Në ditën e dytë, vëmendja u fokusua tek forcimi i qëndrueshmërisë digjitale ndaj radikalizmit online, si edhe tek përafrimi me kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian.
Pjesëmarrja e QKEDH në këtë takim ishte një mundësi e rëndësishme për të shkëmbyer përvoja, për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të siguruar që qasjet e Shqipërisë të jenë në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane në këtë fushë.