Radikalizmi, Si ti identifikojmë dhe trajtojmë në mënyrë efektive rastet

Konferenca Kombëtare “Rikujtimi i Rezolutave 1325 & 2242 të Këshillit të Sigurimit të OKB: Roli i Grave, të Rinjve dhe Këshillave Vendore të Sigurisë në Ndërtimin e Sigurisë në Komunitet dhe Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.
30/10/2025
Komiteti rajonal Qarku Kukes
12/11/2025

Radikalizmi, Si ti identifikojmë dhe trajtojmë në mënyrë efektive rastet

Radicalisation – How to Identify and Effectively Handle the Cases

Publisher: Cve.gov.al 08/11/2025

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mori pjesë në trajnimin rajonal “Radicalisation – How to Identify and Effectively Handle the Cases”, organizuar më 6–7 nëntor 2025 në Romë, Itali.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Rrjetit të Ndërveprimit të BE-së (RAN), në bashkëpunim me Komisionin Evropian, Ministrinë e Brendshme të Italisë dhe partnerë të tjerë nga vendet e rajonit.

Trajnimi kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve të profesionistëve të vijës së parë në identifikimin e hershëm të rasteve të radikalizimit dhe trajtimin efektiv të tyre përmes bashkëpunimit ndërinstitucional.
Gjatë sesioneve u diskutuan tema si:

përkufizimet dhe dinamikat e radikalizimit, faktorët “push” dhe “pull”, menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i riskut si dhe ndarja e praktikave më të mira nga vendet pjesëmarrëse.

Pjesëmarrja e Qendrës në këtë trajnim përbën një tjetër hap në përforcimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë dhe rajonalë në fushën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe promovimit të qëndrueshmërisë komunitare.