Publisher: Cve.gov.al 11/02/2022
Publisher: Cve.gov.al 11/02/2022
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj Lejdi Dervishi, u bë pjesë e konferencës me temë: “Vëllazëria në Humanizëm”, që u organizua nga Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, në bashkëpunim me Këshillat Ndërfetarë të Evropës.
Znj. Dervishi përgëzoi punimet e kësaj konference ndërkombëtare dhe ndërfetare, ku morën pjesë liderët e komuniteteve fetare në vend, Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Znj. Yuri Kim, Nunci Apostolik, Z. Luigi Bonazzi dhe Presidenti i Këshillave Ndërfetarë të Europës, Dr. Luigi de Salvia. Në pjesën e parë të aktivitetit të ftuarit e lartpërmendur mbajtën fjalën e tyre përshëndetëse, më pas ka përshëndetur konferencën Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë në KNFSH.