Drejtori i Qendrës CVE kontribuoi në takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri

Drejtori i Qendrës CVE në takim me përfaqësuesin Rajonal të Ambasadës Hollandeze për implementimin e projekteve me fokus ri-integrimin e shtetasve të rikthyer.
14/02/2022
Qendra CVE dha kontributin e saj në grupin e punës “Zhvillimi i mjeteve të ndërhyrjes dhe rehabilitimit për trajtimin e radikalizmit në burgje”
17/02/2022

Drejtori i Qendrës CVE kontribuoi në takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri

Drejtori i Qendrës CVE kontribuoi në takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri

Publisher: Cve.gov.al            15/02/2022

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi kontribuoi në takimin e dymbëdhjetë të Komitetit të Stabilizim-Asociimit të Bashkimit Evropian – Shqipëri i cili monitoron zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe plotësimin e kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e saj, Znj. Dervishi prezantoi progresin e Shqipërisë në nivel kombëtar dhe implementimin e Planit të Përbashkët të Veprimit për parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm në Komitetin e 12-të të Stabilizimit dhe Asocimit, me fokus mbi sundimin e ligjit, sigurinë kombëtare dhe drejtësinë.
Aktiviteti u organizua nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.