Publisher: Cve.gov.al 21/04/2022
Publisher: Cve.gov.al 21/04/2022
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, kontribuoi në workshopin e Rrjetit Rajonal të Koordinatorëve Kombëtarë për Planin e Veprimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga IOM në Shqipëri, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Drejtori i Qendrës CVE, përfaqësuesit e ministrive të linjës dhe partnerë nga Ballkani Perëndimor ndanë eksperiencat e tyre dhe diskutuan mbi qasjet e qëndrueshme, sistematike dhe shumë-dimensionale mbi proceset e rehabilitimit, riintegrimit dhe risocializimit. Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet e mbrojtjes së infrastrukturave kritike dhe hapsirave publike kundër kërcënimeve terroriste, si dhe bë një përmbledhje e rezultateve të përpjekjeve të përbashkëta për ngritjen e kapaciteteve të strukturave qeveritare dhe aktorëve të vijës së parë që punojnë në këtë fushë.