Publisher: Cve.gov.al 13/10/2020
Publisher: Cve.gov.al 13/10/2020
Në vijim të punës dhe fuqizimit të ndërhyrjes mbi procesin e parë ri-integrues që po zhvillohet në qytetin e Cërrikut, Drejtori i Qendrës CVE,znj. Lejdi Dervishi, ishte pjesë e takimit trepalësh që u zhvillua me Kryetarin e Bashkisë Cërrik dhe Ambasadorine Ambasadës së Holandës mbi arritjet e deritanishme në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme të shtetit holandez në bashkinë e Cërrikut.
Ambasada e Holandës në Tiranë kontribuoinë fondin e librave për të rinjtë dhe qytetarët e këtij komuniteti, të cilët mund t’i gjejnë këto libra në ambientet e kinemasë së qytetit, vend ky që po shndërrohet në një pikë të rëndësishme për jetën e tyre sociale.
Prezantimi i dhurimit të këtij fondi librash u bë tek anëtarët e Bordit Rinor të këtij qyteti si dhe të aktorëve të vijës së parë, pjesë e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike.