Drejtori i qendrës CVE me ambasadorin hollandez së bashku në qytetin e cërrikut për procesin e pare riintegrues në vend

Qendra CVE pjesë e takimit të organizuar nga ambasada hollandeze mbi projektin “Rritja e nivelit të sigurisë në sistemin kibernetik”
13/10/2020
Qendra CVE angazhohet në pritjen e grupit të parë të qytetarëve të riatdhesuar nga vendet e konfliktit
27/10/2020

Drejtori i qendrës CVE me ambasadorin hollandez së bashku në qytetin e cërrikut për procesin e pare riintegrues në vend

Drejtori i qendrës CVE me ambasadorin hollandez së bashku në qytetin e cërrikut për procesin e pare riintegrues në vend

Publisher: Cve.gov.al            13/10/2020

Në vijim të punës dhe fuqizimit të ndërhyrjes mbi procesin e parë ri-integrues që po zhvillohet në qytetin e Cërrikut, Drejtori i Qendrës CVE,znj. Lejdi Dervishi, ishte pjesë e takimit trepalësh që u zhvillua me Kryetarin e Bashkisë Cërrik dhe Ambasadorine Ambasadës së Holandës mbi arritjet e deritanishme në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme të shtetit holandez në bashkinë e Cërrikut.

Ambasada e Holandës në Tiranë kontribuoinë fondin e librave për të rinjtë dhe qytetarët e këtij komuniteti, të cilët mund t’i gjejnë këto libra në ambientet e kinemasë së qytetit, vend ky që po shndërrohet në një pikë të rëndësishme për jetën e tyre sociale.

Prezantimi i dhurimit të këtij fondi librash u bë tek anëtarët e Bordit Rinor të këtij qyteti si dhe të aktorëve të vijës së parë, pjesë e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike.