Drejtori i Qendrës CVE, Zj. Lejdi Dervishi mori pjesë në takimin dypalësh me Koordinatorin Nën-Rajonal të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Zj. Laura Lungarotti, dhe përfaqësuesen e kësaj organizate në Shqipëri, Zj. Alma Jani.
Gjatë takimit u diskutua mbi projektet që Organizata Ndërkombëtare për Migracionin po zbaton në bashkëpunim me Qendrën CVE. Ky diskutim u ndal, sidomos, mbi projektet për sa i përket procesit të riatdhesimit të shtetasve nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak me në fokus rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në komunitet.