Publisher: Cve.gov.al 06/04/2022
Publisher: Cve.gov.al 06/04/2022
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Znj. Lejdi Dervishi përshëndeti aktivitetin përmbyllës të Konferencës Kombëtare: “Promovimi i Shkollës Qendër Komunitare”, si një qasje shumë-aktoriale për komunitete të qëndrueshme. Aktiviteti u organizua nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), me mbështetjen financiare të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.
Pjesë e panelit në konferencë, që dhanë kontributin e tyre, ishin Drejtori i Qendrës CVE Znj. Lejdi Dervishi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit (MAS, znj. Evis Kushi, si dhe Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, znj. Yuri Kim, të cilat me fjalën e tyre inkurajuan të rinjtë për rrugën drejt suksesit dhe të ardhmes. Znj. Dervishi theksoi bashkëpunimin dhe tolerancën që duhet të mbizotërojë mes të rinjve për parandalimin e fenomeneve negative, që përballet shoqëria sot, duke përfshirë edhe radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.