Drejtori i Qendrës CVE, Znj. Dervishi kontribuoi në takimin e VIII-të të Rrjetit Rajonal të Koordinatorëve i kryesuar nga Këshilltari Rajonal i BE -së për Sigurinë

Qendra CVE kontribuon në forumin III Ndërinstitucional për Planin e Veprimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mbi përmirësimin e kapaciteteve penitenciare për adresimin e radikalizmit në burgje në Ballkanin Perëndimor.
08/10/2021
Qendra CVE pjesë e takimit të ekspertëve për “Qytetaria digjitale dhe shkrimi mediatik në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”
12/10/2021

Drejtori i Qendrës CVE, Znj. Dervishi kontribuoi në takimin e VIII-të të Rrjetit Rajonal të Koordinatorëve i kryesuar nga Këshilltari Rajonal i BE -së për Sigurinë

Drejtori i Qendrës CVE, Znj. Dervishi kontribuoi në takimin e VIII-të të Rrjetit Rajonal të Koordinatorëve i kryesuar nga Këshilltari Rajonal i BE -së për Sigurinë

Publisher: Cve.gov.al            12/10/2021

Drejtori i  Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, kontribuoi në takimin e VIII-të të Rrjetit Rajonal të Koordinatorëve Kombëtar i kryesuar nga Këshilltari Rajonal i BE -së për Siguri. Fokusi i diskutimeve ishin aktivitetet në kuadër të rehabilitimit, riintegrimit dhe risocializimit të të kthyerve dhe familjeve të tyre nga kampet në zonat e luftës dhe zbatimin e angazhimeve dypalëshe kundër terrorizmit.

Gjatë takimit, Drejtori i  Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm prezantoi punën, që është realizuar në kuadër të rehabilitimit, ri-integrimit dhe ri-socializimit të të kthyerve nga kampet në zonat e luftës.

Ky takim që u organizua nga Ministria e Sigurisë në Bosnje Hercegovinë dhe Këshilltari i Sigurisë kundër terrorizmit në Europë u zhvillua me mbështetjen e Projektit IPA 2019.