Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mori pjesë në Kursin e Avancuar të Programit të Shkencës për Paqe dhe Siguri të NATO-s për përfshirjen gjinore në përpjekjet kundër terrorizmit në Ballkanin Perëndimor

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me aktorë të tjerë bashkëpunues zhvilluan në qarkun Dibër një trajnim 6-ditor me aktorët e vijës së parë për menaxhimin e rasteve gjatë procesit të ri-integrimit
17/05/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale trajnuan punonjës të disa institucioneve mbi të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale në raport me çështjet e P/CVE
19/05/2021

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mori pjesë në Kursin e Avancuar të Programit të Shkencës për Paqe dhe Siguri të NATO-s për përfshirjen gjinore në përpjekjet kundër terrorizmit në Ballkanin Perëndimor

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mori pjesë në Kursin e Avancuar të Programit të Shkencës për Paqe dhe Siguri të NATO-s për përfshirjen gjinore në përpjekjet kundër terrorizmit në Ballkanin Perëndimor

Publisher: Cve.gov.al            18/05/2021

Drejtori i Qendrës CVE, znj. Lejdi Dervishi, mori pjesë në Kursin e Avancuar të Programit të Shkencës për Paqe dhe Siguri të NATO-s: “Përfshirja Gjinore në Përpjekjet Kundër Terrorizmit në Ballkanin Perëndimor”.

Në këtë aktivitet morën pjesë ekspertë dhe vendimmarrës nga institucionet përkatëse shtetërore në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e NATO-s, të cilët ofruan një forum diskutimi dhe ndarje të praktikave më të mira për përfshirjen e qasjeve gjinore kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Znj. Dervishi prezantoi ndërhyrjet shtetërore dhe politikat që janë zbatuar në vendin tonë për avancimin e barazisë gjinore në këtë fushë, si dhe prezantoi qasjen mbi ndërhyrjet e Qendrës CVE në këtë fushë.

Kursi u organizua nga Fakulteti i Shkencave Humane dhe Sociale, Universiteti i Tuzlës, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe iniciativa për Sigurinë Kibernetike, Sigurinë e Korporatave dhe Iniciativa për Menaxhimin e Krizës nga Republika e Maqedonisë së Veriut.