Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Konferencën e OSBE-së për adresimin e shkaqeve të ekstremizmit të dhunshëm që çojnë në terrorizëm.

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mori pjesë në trajnimin për rritjen e njohjes dhe vlerësimit të ligjeve për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
19/04/2021
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mori pjesë në një intervistë lidhur me harmoninë fetare në Shqipëri ne Today TV 2000.
24/04/2021

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Konferencën e OSBE-së për adresimin e shkaqeve të ekstremizmit të dhunshëm që çojnë në terrorizëm.

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Konferencën e OSBE-së për adresimin e shkaqeve të ekstremizmit të dhunshëm që çojnë në terrorizëm.

Publisher: Cve.gov.al            20/04/2021

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Znj. Lejdi Dervishi mori pjesë në Konferencën e Gjerë të OSBE-së Kundër Terrorizmit 2021 që u zhvillua më 20 Prill. Gjatë fjalës që mbajti, znj. Dervishi u përqendrua në adresimin e shkaqeve rrënjësore të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çojnë në terrorizëm.

Drejtori i Qendrës CVE theksoi se Qeveria Shqiptare ka një strategji të qartë dhe mbetet e përkushtuar ndaj Planit Kombëtar të Veprimit kundër ekstremizmit të dhunshëm, që është një qasje gjithëpërfshirëse në mbrojtje të lirive themelore dhe të drejtave të njeriut.

Znj. Dervishi nënvizoi se politika që ndjek Republika e Shqipërisë përballë këtij fenomeni është ajo e investimit të energjive, burimeve dhe vullnetit politik kryesisht në parandalimin e radikalizmit dhe esktremizmit të dhunshëm dhe ngritjen e vetëdijes, sesa në përballjen me proceset e rehabilitimit dhe ri-integrimit.

Gjithashtu Drejtori i Qendrës CVE, falënderoi Misionin e OSBE-së në Shqipëri dhe Organizatat e tjera Ndërkombëtare në Vjenë për mbështetjen e çmuar që japin në përpjekjet që bën Shqipëria në këtë drejtim.