Durrës – Konferenca Rajonale, mbi sfidat e qasjeve post-penale për të dënuarit për veprat penale të terrorizmit

Drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Meidani dhe përfaqësuesi i UNICEF, De Bernardi në Fier&Gjirokastër: Një Hap Ndaj Mbrojtjes së Fëmijëve
22/06/2023
Belgjikë/Forcim i bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër ektremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit
30/06/2023

Durrës – Konferenca Rajonale, mbi sfidat e qasjeve post-penale për të dënuarit për veprat penale të terrorizmit

Durrës – Konferenca Rajonale, mbi sfidat e qasjeve post-penale për të dënuarit për veprat penale të terrorizmit

Publisher: Cve.gov.al 23/06/2023

Durrës – Mbahet Konferenca Rajonale mbi sfidat e qasjeve post-penale për të dënuarit për veprat penale të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe të dënuarve në rrezik për ekstremizëm për vendet e Ballkanit Perëndimor. Konferenca u organizua në kuadër të programit rajonal të Këshillit të Evropës “Për fuqizimin e bashkëpunimit në menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimin  e ekstremizmit pas lirimit”, mbështetur nga Komisioni Europian.

Kjo konferencë rajonale mblodhi në Durrës përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, Koordinatorë kombëtarë kundër Ekstremizmit, përfaqësues të autoriteteve vendore dhe aktorë të shoqërisë civile.

Në emër të Qendrës (CVE) si bashkë-organizuese e duke përfaqësuar Shqipërinë si vendi mikpritës i këtij eventi, këtë konferencë e përshëndeti z. Denion Meidani, drejtor i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Ai bëri një ekspoze të përpjekjeve të institucioneve shtetërore në përgatitjen e planeve të ndërhyrjeve dhe programeve riintegruese për të dënuarit në prag lirimi dhe përpjekjet e Qendrës CVE për të koordinuar ndërhyrje të mbështetura tek nevojat individuale, me qëllim shmangien e recidivizmit.

Gjatë kësaj konference u trajtuan çështje të rëndësishme që orientojnë qasje holistike ndaj përgatitjes për lirim dhe praktika të mira në Ballkanin Perëndimor, mekanizmat për sigurimin e vazhdimit të rehabilitimit të të dënuarve për terrorizëm, të burgosurve të margjinalizuar që përgatiten për lirim, në një mjedis komunitar dhe modalitetet dhe praktikat e mira për rehabilitimin e tyre gjatë mbajtjes në institucionet e vuajtjes së dënimit.