Drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Meidani dhe përfaqësuesi i UNICEF, De Bernardi në Fier&Gjirokastër: Një Hap Ndaj Mbrojtjes së Fëmijëve

Zv. Ministrja e Brendshme Kuko dhe Drejtori i CVE Meidani presin Drejtorin e Programeve të Byrosë së Antiterrorit të Departamentit të Shtetit
30/05/2023
Durrës – Konferenca Rajonale, mbi sfidat e qasjeve post-penale për të dënuarit për veprat penale të terrorizmit
23/06/2023

Drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Meidani dhe përfaqësuesi i UNICEF, De Bernardi në Fier&Gjirokastër: Një Hap Ndaj Mbrojtjes së Fëmijëve

Drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Meidani dhe përfaqësuesi i UNICEF, De Bernardi në Fier&Gjirokastër: Një Hap Ndaj Mbrojtjes së Fëmijëve

Publisher: Cve.gov.al 22/06/2023

Drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, (CVE) Denion Meidani, dhe përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, Roberto De Bernardi, zhvilluan një vizitë në “Qendrën me Një Ndalesë” në Fier, e cila është pjesë e strukturës së Spitalit të Fierit dhe ofron një gamë të rëndësishme shërbimesh për të miturit. Kjo vizitë vjen si rezultat i përkushtimit të institucionit ndaj mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe përpjekjeve për të luftuar fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm në shoqërinë tonë.

Qendra në Fier ka një rol të rëndësishëm në ofrimin e ndihmës së parë dhe kujdesit të emergjencës për fëmijët. Ajo gjithashtu ofron mbështetje në rast krizash, këshillim mjekësor dhe psikologjik të specializuar, transportim të sigurt dhe referim te partnerët strategjikë, siç është PMF (Policia e Mbrojtjes së Fëmijëve), për menaxhimin e rasteve. Në bashkëpunim me strukturat vendore, Qendra ndërvepron me Prokurorinë dhe Gjykatat për të trajtuar rastet e abuzimit dhe dhunës ndaj të miturve në përputhje të plotë me ligjin.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i vizitës ishte inspektimi i Njësisë Miqësore të Intervistimit të Fëmijëve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Gjirokastrës. Kjo njësi shërben si një mjedis i përshtatshëm dhe i sigurt për të intervistuar fëmijët që janë në konflikt me ligjin ose janë viktimat dhe dëshmitarët e krimeve.

Gjatë vizitës në Njësinë e Intervistimit të Fëmijëve në Policinë e Gjirokastrës, Drejtori i CVE, Meidani, dhe përfaqësuesi i UNICEF, u pritën nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Ardian Çipa. Z. Meidani theksoi rëndësinë e këtyre mjediseve për mbrojtjen e fëmijëve dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ai shprehu kënaqësinë për partneritetin e qëndrueshëm me UNICEF dhe donatorët që mbështesin këto projekte të rëndësishme, si dhe veçanërisht bashkëpunimin e shkëlqyer të ofruar nga DVP Gjirokastër dhe përgëzoi rezultatet që Njësia e Intervistimit të Fëmijëve në këtë qark ka dhënë duke qenë një shembull suksesi për implementim në qarqet e tjera.

Drejtori Vendor i Policisë mirëpriti takimin dhe theksoi se ambientet e intervistimit për të mitur dhe infrastruktura për këtë qëllim në tërësi, për qarkun Gjirokastër si një qark kufi i një vendi të BE-së siç është Greqia, paraqet një interes veçanërisht të rëndësishëm. Kjo për shkak se me flukset e emigrantëve të paligjshëm, të mitur nga vende në konflikt etj., mund edhe të keqpërdoren për trafikim apo për qëllime të cenimit të sigurisë së vendeve destinacion, që mund të jenë edhe ato të BE-së. Infrastruktura e plotë për intervistimin e tyre, e cila është e kompletuar, ndihmon në thellimin e hetimeve duke respektuar në të njëjtën kohë të gjitha drejtat dhe detyrimet që burojnë.

Ndërkaq, përfaqësuesi i UNICEF, De Bernardi, vlerësoi angazhimin e qendrave dhe ngriti në piedestal punën e tyre të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe standardet e drejtave të fëmijëve. Gjithashtu, ai falënderoi z. Meidani dhe z. Çipa dhe vlerësoi CVE, PSH dhe Ministrinë e Brendshme si partnerë të rëndësishëm në misionin e përbashkët të mbrojtjes së fëmijëve.

“Këto qendra po ndikojnë thellësisht në trajtimin e rasteve të abuzimit dhe dhunës ndaj fëmijëve, duke siguruar kujdesin dhe mbështetjen e nevojshme për ata që kanë pësuar traumë. Është koha që të gjithë të angazhohemi për të garantuar një të ardhme të ndritur për fëmijët tanë dhe të ndërtojmë një shoqëri ku ata të jenë të sigurtë dhe të mbrojtur në çdo rrethanë”, u shpreh në përfundim të vizitës z. Meidani.