Në datat 14-16 nëntor u mbajt në Budva, Forumi i Resiliencës për Ballkanin Perëndimor i organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), në bashkëpunim me SCN / ISD dhe mbështetur nga Departamenti i Shtetit i SH.B.A.-ve. Forumi synon të sjellë një qasje më praktike për punën ndër-bashkëpunuese në ndërtimin e elasticitetit kundër konfliktit dhe ekstremizmit në komunitetet lokale dhe me një aplikim nismash specifike në qytete dhe nivele vendore.
Ishin të pranishëm Ministrat e Brendshëm nga i gjithë rajoni i Ballkanit, si dhe Koordinatorët Kombëtarë kundër Ekstremizmit të dhunshëm, akademikë dhe hulumtues kryesorë, OJQ-të dhe organizatat që bëjnë punë me ndikim në këtë hapësirë. Kjo veprimtari mendohet të jetë një mundësi e shkëlqyer për të parë iniciativat lokale në veprim, për të ndarë praktikat më të mira me qytete të tjera e për të mësuar dhe për të kontribuar në modele të politikave dhe zbatimit praktik në këtë hapësirë.