Edicion informativ, “Shkollat 9-vjecare në fushatë kundër ekstremizmit”
26/02/2019
Intervistë, Drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizmit Të Dhunshëm CVE – IOM, Memorandum
15/03/2019

Konferenca IDM

PERMBLEDHJE E SHKURTER MBI TEMATIKAT E TRAJTUARA:

Qendra CVE koordinoi realizimin e dy takimeve mbi gjetjet e dy studimeve që IDM ka publikuar gjatë vitit të fundit. Pjesëmarrës në këto takime ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore që janë përgjegjës për zbatimin e Planit të Veprimit të CVE-së, përfaqësues të shoqërisë civile të cilat kanë zbatuar iniciativa me fokus fushën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, si dhe,  përfaqësues të donatorëve që mbështesin të tilla iniciativa.

Gjatë takimit, IDM prezantoi disa problematika të cilat lidhen me metodologjinë e përdorur në realizimin e studimeve dhe më konkretisht, me numrin e pakët të të anketuarve në disa zona të synuara. Po ashtu u diskutua mbi hartimin e Planit të Sigurisë për shkollat “Tomorr Sinani” dhe “Zihni Magani” në Cërrik, në kuadër të një projekti me këtë organizatë duke nënvizuar domosdoshmërinë e harmonizimit të planeve të aktiviteteve të shkollave mbi CVE-në, të kontrolluara e miratuara nga ana e MASR.

View Follow Follow Follow