Konferenca Rajonale e Ballkanit Perëndimor mbi “Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm së Bashku: Partneritet për Sukses”

Konfererenca Rajonale: Parandalimi i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshem në platformat e rrjeteve sociale në Ballkanin Perëndimor
06/06/2018

Konferenca Rajonale e Ballkanit Perëndimor mbi “Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm së Bashku: Partneritet për Sukses”

Konferenca Rajonale e Ballkanit Perëndimor mbi “Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm së Bashku: Partneritet për Sukses”, mbështetur nga Qeveria e Shqipërisë dhe Ambasada e Mbretërisë së Hollandës, u mbajt më 4 qershor 2018 në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Sesioni i hapjes u prit dhe u moderua nga Z. Agron Sojati, Koordinator Kombëtar për Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm – Shqipëri.
Z. Sojati theksoi qasjen e re të dekadës së fundit për t’iu përgjigjur radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, i cili përfshin jo vetëm agjencitë e sigurisë, por të gjitha strukturat e shoqërisë në shumë vende demokratike. Ai theksoi gjithashtu nevojën për nxitjen e partneriteteve rajonale dhe më gjerë kundër një kërcënimi të përbashkët, të cilat do të ndihmonin në përcjelljen e mjeteve efikase mbi atë që nuk është bërë mirë dhe në kohë si dhe, në arritjen e rezultateve më të mira