Publisher: Cve.gov.al 06/10/2020
Publisher: Cve.gov.al 06/10/2020
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Znj. Lejdi Dervishi, zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.
Zonja Dervishi e njohu Kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar me angazhimin e Qendrës CVE për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin me komunitetet fetare në vendin tonë, si një nevojë e domosdoshmëri për të ofruar për shoqërinë shqiptarë më shumë siguri e harmoni.
Znj. Dervishi vlerësoi gatishmërinë e Kryetarit Spahiu dhe institucionit Religjoz që ai përfaqëson, në kuadër edhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, për të qënë përherë bashkëpunues në angazhime që i shërbejnë për mirë shoqërisë shqiptare.
Pasi i uroi mirëseardhjen, Kryetari Spahiu shprehu vlerësime dhe konsiderata për punën që po kryhet nga Qendra CVE. Në emër të institucionit që përfaqëson, Kryetari Komunitetit Mysliman Shqiptar nënvizoi se do të vazhdojë të jetë bashkëpunues në nisma që kontribuojnë për paqe, dialog e harmoni mes individëve dhe komuniteteve, në rang kombëtar e më gjerë.
Më poshtë linku: