Publisher: Cve.gov.al 04/10/2022
Publisher: Cve.gov.al 04/10/2022
Më datë 4.10.2022 është zhvilluar ceremonia e fillimit dhe zbatimit të programit “Burgje të sigurta- Komunitete të sigurta- Qasje rehabilituese dhe reintegruese për personat në prag-lirie” e organizuar nga Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social.
Në këtë event Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm është përfaqësuar nga Drejtori i Qendrës, Z. Denion Meidani. Ai ka theksuar faktin se strategjitë dhe veprimet e zbatimit të shoqëruara me politikat dhe programet jo-ndëshkuese kundër radikalizimit e më pas edhe deradikalizimit që përfshijnë angazhimin dhe punën me programet e rehabilitimit të burgjeve për të siguruar zbatimin efektiv dhe qëndrueshmërinë e masave të lidhura me to, janë një domosdoshmëri. “Unë mbroj fuqimisht idenë që ne duhet t’i përqendrojmë diskutimet tona sot në mundësitë e adoptimit të një qasjeje që synon forcimin e këtyre komponentëve kyç të menaxhimit të burgjeve”- është shprehur ai.
Zhvillimi i kornizave dhe mjeteve të klasifikimit të të burgosurve ashtu sikurse zhvillimi i metodologjisë së menaxhimit të të burgosurve ekstremistë, përditësimi i programeve të rehabilitimit dhe riintegrimit, apo ndërhyrje të koordinuara shumështresore që synojnë shkëputjen e të burgosurve ekstremistë nga dhuna dhe lehtësimin e riintegrimit të tyre social pas lirimit janë janë themelore për tu implementuar në këtë program, u shpreh z. Meidani.
Z. Mediani ka falenderuar Znj. Erinda Bllaca, Drejtore Ekzekutive e IANS, dhe i ka shprehur asaj mirënjohjen për kryerjen e një pune kaq të rëndësishme në ngritjen dhe planifikimin për krijimin dhe mbajtjen e një strukture të fortë të rrjetit të palëve të interesuara si kritike për suksesin e proceseve R&R dhe iniciativave të përgjithshme kundër ekstremizmit të dhunshëm.