Në mbështetje të ligjit nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, neni 19 pika 1, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në RSH”; të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, i ndryshuar, të Rregullores së Brendshme, të miratuar me Urdhrin nr. 59, datë 1.04.2022, të Kryeministrit për Miratimin e Rregullores së Brendshme “Për organizimin dhe Funksionimin e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 737, datë 13.12.2017 “Për ngritjen e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH)”, Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH), shpall 1 pozicion të lirë pune si vijon:
Specialist i Sektorit të Koordinimit për Çështjet e Edukimit dhe Kërkimit, në Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Përshkrimi përgjithësues për pozicionin “Specialist” në Sektorin e Koordinimit për Çështjet e Edukimit dhe Kërkimit, në Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Kategoria III-b është:
- Sektori i Koordinimit për Çështjet e Edukimit dhe Kërkimit ka për qëllim të tij krijimin e kushteve të favorshme për studime e kërkime lidhur me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm për të kuptuar faktorët shtytës te këtij fenomeni si dhe ndërgjegjësimin e gjithë aktorëve të vijës së parë për parandalimin kundërshtim dhe rehabilitimin e individëve te prekur nga ky fenomen
- Ky sektor ndërmerr, krijon dhe ndjek zbatimin e projekteve konkrete të lidhura edukimin në shkolla të nivelit para universitar dhe universitar lidhur me parandalimin kundërshtimin dhe ri-integrimin e rehabilitimin e fëmijëve të kthyer nga zonat e konfliktit.
Specialisti i sektorit të koordinimit për Çështjet e Edukimit dhe Kërkimit kryen këto detyra funksionale:
- Ndihmon sektorin për mbarëvajtjen e punës për koordinimin e zbatimit të Planit të Veprimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
- Ndihmon sektorin për mbarëvajtjen e punës për monitorimin e masave/aktiviteteve të Planit të Veprimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
- Ndihmon dhe mbështet sektorin ne tejçimin e trajnimeve të stafit mësimdhënës dhe parashkollor me çështjet që kanë të bëjnë me arsimimin në fushën e tolerancës, të harmonisë fetare dhe me çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm;
- Mbështet, nxit dhe bashkërendon punën me kërkues, hulumutes të vendit për të krijuar, zhvilluar dhe përfunduar studime cilësore në fushën e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm;
- Monitoron publikime, studime dhe kërkime sipas kritereve të mirë përcaktuara në fazën e aplikimit, të lidhura me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm;
- Siguron që gjetjet nga studimet të përkthehen në masa dhe veprime që targetojnë direkt dhe me efektshmëri problemin;
- Ndihmon në zhvillime konferencash dhe takimesh të tjera në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar me fokus çështjet e ekstremizmit të dhunshëm, për kërkues, hulumtues dhe akademikë;
- Ndihmon në koordinimin në fushën e Studim-Kërkimit, për kryerjen dhe publikimin e studimeve të përbashkëta për çështje të ekstremizmit të dhunshëm dhe anasjelltas;
- Ofron modele që nxisin pjesëmarrjen e studentëve të arsimit të lartë në teza studimore për çështje që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm dhe përballimin e tij;
- Në mbështetje të Shefit të Sektorit, ndihmon për krijim dhe mbarëvajtjen e Rrjetit të Edukimit dhe të Studim- Kërkimit në nivel kombëtar dhe mban kontakte të drejtpërdrejta me rrjete të ngjashme në rajon dhe më gjerë;
- Raporton dhe përgjigjet direkt tek Titullari i Qendrës, i cili vendos mbi çështjet proçedurale të lidhura me veprimtarinë e njësisë; puna në këtë pozicion ndikon në veprimtarinë e njësisë përkatëse, gjithmonë dhe të aprovuara në parim dhe nga Titullari;
- Ndërton, nxit, koordinon, menaxhon dhe bashkërendon punën me ekspertë të medias ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm;
- Organizon agjendë të gjerë veprimtarish publike dhe mediatike në funksion të mesazheve të bashkëjetesës dhe harmonisë sociale e fetare;
- Koordinon punën me Sektorët e tjerë të Qendrës në lidhje me implementimin e publikimeve, studimeve dhe kërkimeve në fushën e radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe medias;
- Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe veprimtarisë së institucionit.
Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion, janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë integritet të lartë profesional e moral;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre/ kundërvajtje penale;
- Të mos ketë masë disiplinore administrative në fuqi;
- Të ketë njohuri të thella dhe të vërtetuara për gjuhën angleze (niveli C1);
- Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vite në fushën e kërkuar apo mbi 5 vite punë në fusha të ngjashme;
- Të zotërojë njohuri në fushën e sigurisë me fokus kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit;
- Të ketë eksperiencë në programet kompjuterikë të përpunimit të të dhënave dhe në programe të tjera kompjuterike bazë;
- Njohja e gjuhëve të tjera të huaja, punësimi i mëparshëm në organizata ndërkombëtare dhe/ose institucione akademike në fushën e sigurisë, si dhe njohja apo plotësimi i kritereve të tjera të veçanta që lidhen me sigurinë si punësim i ngjashëm etj., do të konsiderohen kritere të shtuara dhe do merren parasysh gjatë fazës së përzgjedhjes së kanditatit fitues
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacionit të cituar më sipër, duhet të kryhet brenda datës 23.06.2022, në adresën e e-mailit zyrtar të QKEDH-së, info@cve.gov.al..
Duke ju falenderuar për interesin tuaj lidhur me pozicionin vakant të punës, lutemi të klikoni në link-un më poshtë për më shumë detaje.
https://mb.gov.al/shpallet-1-pozicion-pune-prane-qendres-se-koordinimit-kunder-ekstremizmit-te-dhunshem-afatet-2/