Publisher: Cve.gov.al 18/05/2022
Publisher: Cve.gov.al 18/05/2022
Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të dhunshëm në bashkëpunim me organizatën Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes ka koordinuar një trajnim që u fokusua në komunikimin strategjik për personelin kyç të institucioneve që janë të përfshira në zbatimin e Planit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, si dhe në proceset e ri-integrimit që po zbatohen në vendin tone për shtetasit e riatdhesuar nga vendet e ish konfliktit.
Trajnimi që u realizua si simulim i situatave të bazuara në jetën reale, u zhvillua në kuadër të projektit “Mbështetja e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të dhunshëm në përhapjen e komunikimit strategjik për Planin Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve dhe hulumtimit”.
Projekti po zbatohet nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri.