Drejtori i Qendrës CVE kontribuoi në konferencën: “Drejt praktikave të përmirësuara për P/CVE në burgje dhe trajnimin e stafit në Balllkanin Perëndimor”

Qendra CVE dhe CSDG koordinuan punën për ciklin e trajnimeve mbi komunikimin strategjik për punonjësit e institucioneve të përfshira në zbatimin e P/KEDH
18/05/2022
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
19/05/2022

Drejtori i Qendrës CVE kontribuoi në konferencën: “Drejt praktikave të përmirësuara për P/CVE në burgje dhe trajnimin e stafit në Balllkanin Perëndimor”

Drejtori i Qendrës CVE kontribuoi në konferencën: “Drejt praktikave të përmirësuara për P/CVE në burgje dhe trajnimin e stafit në Balllkanin Perëndimor”

Publisher: Cve.gov.al            18/05/2022

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, kontribuoi në punimet e konferencës rajonale: “Drejt praktikave të përmirësuara në parandalimin e radikalizmit dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe trajnimin e stafit në Balllkanin Perëndimor” .
Gjatë punimeve të konferencës, Znj. Dervishi ka referuar për çështjen e sfidave të ardhshme të Ballkanit Perëndimor në lidhje me kthimin e luftëtarëve të huaj dhe familjeve të tyre, duke u fokusuar në rastet, që mund të procedohen përmes sistemit të drejtësisë penale.
Punimet e konferencës u mbajtën nga data 17-18 maj në Mal të Zi në kuadër të projektit rajonal “Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizmit në burgje në Ballkanin Perëndimor”.
Projekti financohet nga BE dhe KE dhe zbatohet nga KE në kuadër të Instrumentit Horizontal Facility II.