Qendra CVE dhe fondacioni “Vodafone Albania” bashkëpunim për përdorimin e “Bright Sky” për raportimin e radikalizmit dhe ekstremizmit.

Sekretari i Përgjtihshëm i Ministrisë së Drejtësisë pret Drejtorin e QKEDH dhe përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane
30/01/2023
Meidani pret këshilltarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për programet rajonale të Antiterrorit.
08/02/2023

Qendra CVE dhe fondacioni “Vodafone Albania” bashkëpunim për përdorimin e “Bright Sky” për raportimin e radikalizmit dhe ekstremizmit.

Qendra CVE dhe fondacioni “Vodafone Albania” bashkëpunim për përdorimin e “Bright Sky” për raportimin e radikalizmit dhe ekstremizmit.

Publisher: Cve.gov.al            30/01/2023

Në datën 30 Janar 2023, Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Fondacioni Vodafone Albania zhvilluan një trajnimin me specialistë të fushës si dhe aktorët e vijës së parë të luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, konkretisht me Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijëve të Njësive Administrative të Tiranës si dhe punonjës të Qendrës CVE mbi aplikacionin “Bright Sky”.

Ky trajnim u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit që Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ka me aktorët në sektorit privat në përmbushje të misionit te saj.

Qellimi i këtij trajnimi ishte për të diskutuar mbi përdorimin e aplikacionit të “Bright Sky” të zhvilluar nga fondacioni “Vodafone Albania”. Bright Sky është një aplikacion pa pagesë i cili jep mbështetje dhe informacion çdokujt që mund të ndodhet në një marrëdhënie abuzive, apo atyre që janë të shqetësuar për dikë qe mund të ndodhet ne nje marredhenie te tillë. Aplikacioni u mundëson përdoruesve jo vetëm këshillim dhe informacion por gjithashtu edhe qendrën me të afërt për mbështetje.

Ky aplikacion është përshtatur per t’u përdorur si nga specialistë dhe profesionistë, ashtu edhe nga njerez të thjeshtë, të cilët kërkojnë informacion rreth çështjeve të dhunës në familje, siguria online, kërcënimi e deri tek përndjekja dhe dhënia e pëlqimit për marrëdhenie seksuale.

Në trajnim u diskutua edhe lidhur me problematikat e femijëve lidhur me çështjet e dhunës si dhe rrezikun e ndikimit të elementëve të ekstremizmit të dhunshëm. Në vazhdim të bashkëpunimit me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, u vendos që në këtë aplikacion të shtohet mundësia për raportime të rasteve të ekstremizmit të dhunshëm.

Në momentin e implementimit të këtij projekti dhe shtimit të komponentit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, do të krijohet mundësia e raportimit të rasteve të radikalizmit dhe ekstremizmit edhe nëpërmjet aplikacionit “Bright Sky” i cili do të shërbejë si një mekanizëm raportimi për këtë fenomen.

Ky bashkëpunim ndërmjet fondacionit “Vodafone Albania” dhe Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, vjen në përmbushje të objektivave të strategjisë dhe planit të veprimit për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit mbi rritjen e bashkëpunimit ndërmjet të gjithë aktorëve përfshirë këtu dhe sektorin privat si dhe rritja e kapaciteteve profesionale të aktorëve dhe stafeve të përfshirë në këtë proces.