Publisher: Cve.gov.al 10/03/2022
Publisher: Cve.gov.al 10/03/2022
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm së bashku me Linjën e Këshillimit për Gra dhe Vajza zhvilluan trajnimin me temë: “Mbi menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtetasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak” për stafin psiko-social të Bashkisë Vlorë.
Trajnimi mblodhi rreth pesëmbëdhjetë përfaqësues të këtij stafi, psikologë dhe punonjës të shërbimit social pranë Bashkisë Vlorë, dhe u mbështet nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza përmes grantit të GCERF (Fondi Global i Angazhimit dhe Reziliencës në Komunitet).