Publisher: Cve.gov.al 13/10/2020
Publisher: Cve.gov.al 13/10/2020
Qendra CVE së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të varësisë dhe me mbështetjen e IOM Albania, zhvilluan një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ku u takuan me zyrtarë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.
Qëllimi i takimeve, ishte shkëmbimi i eksperiencave mbi procesin e riatdhesimit të shtetasve nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, si dhe diskutimi mbi praktikat më të mira në nivel rajonal në kuadër të ekstremizmit të dhunshëm dhe fuqizimit të koordinimit në këtë drejtim.