Qendra CVE zhvillon takim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq

Qendra CVE mori pjesë në konferencën e OSBE-së ku u prezantua udhëzuesi për politikë-bërësit dhe praktikuesit për Evropën Jug-Lindore.
08/10/2020
Qendra CVE dhe partneri IANS/GROUP zhvilluan një takim të përbashkët mbi praktikën e parë të procesit të ri-integrimit në Shqipëri
13/10/2020

Qendra CVE zhvillon takim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq

Qendra CVE zhvillon takim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq

Publisher: Cve.gov.al            08/10/2020

Qendra CVE së bashku dhe me Zëvendësministrin e Brendshëm znj. Romina Kuko, realizuan takimin online me përfaqësues të lartë nga zyra rajonale e organizatës së Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (InternationalCommitteeof the RedCross) dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq në Shqipëri.

Qëllimi i takimit lidhej me rolin mbështetës të kësaj organizate për realizimin me sukses të riatdhesimit të individëve që gjenden në ish-zonat e konfliktit. Përveç diskutimeve për përgatitjen mbi rikthimin e pjesës tjetër të shtetasve që gjenden akoma në Siri, u diskutua mbi rëndësinë e kësaj organizate ndërkombëtare me prezencë humanitare në zonat e konfliktit, si një vlerë e shtuar mbështetjeje gjatë procesit negociues për përfundimin me sukses të riatdhesimit të plotë të të gjithë shtetasve shqiptarë të mbetur atje.