Qendra CVE merr trajnim mbi “metodat e kërkimit shkencor” organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes

Prezantohet Drejtori i ri i Qendrës së Koordinimit Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
07/07/2020
Drejtori i Qendrës CVE mbështet zhvillimin e seminarit të dytë kombëtar për OSHC-të që punojnë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri
24/07/2020

Qendra CVE merr trajnim mbi “metodat e kërkimit shkencor” organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes

10/07/2020

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në bashkëpunim me Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG), me mbështetjen e Hedayah, zhvilloi seminarin  mbi “metodat e kërkimit shkencor” që synon rritjen e kapaciteteve të  Qendrës CVE  dhe institucioneve të tjera të përfshira në kuadër të projektit për zhvillimin e Objektivit të dytëtë Strategjisë Kombëtare, Komunikimit Strategjik.

Projekti, në zbatim nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes synon rritjen e kapaciteteve të vetë Qendrës CVE dhe të grupeve të punës në katër Ministritë e përfshira për këtë ndërhyrje; Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e  Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

 

 

 

 

 

 

 

Ky seminar i cili u fokusua në dy tema: Metodat e kërkimit sasior dhe cilësor”  dhe “ Vrojtimet statistikore”, do të pasohet me trajnimin e radhës si dhe të aktiviteteve të tjera në kuadër të projektit, me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e procesit në formulimin dhe komunikimin srategjik të mesazheve parandaluese dhe kundërvënëse ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

View Follow Follow Follow