Qendra CVE në bashkëpunim me QNL kanë organizuar trajnimin kombëtar të aktorëve lokalë dhe OSHC-ve për parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm

Qendra CVE përfundoi fazën e dytë të trajnimit të metodologjisë MoviEQ për 10 (dhjetë) facilitatorë nga institucione të ndryshme të linjës.
23/08/2021
Qendra CVE monitoroi aktivitetin e zhvilluar nga WCDCA për krijimin e këshillit të gruas në Kavajë
30/08/2021

Qendra CVE në bashkëpunim me QNL kanë organizuar trajnimin kombëtar të aktorëve lokalë dhe OSHC-ve për parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm

Qendra CVE në bashkëpunim me QNL kanë organizuar trajnimin kombëtar të aktorëve lokalë dhe OSHC-ve për parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm

Publisher: Cve.gov.al            30/08/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në bashkëpunim me Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare (QNL) kanë organizuar trajnimin kombëtar të aktorëve lokalë dhe organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve), që punojnë për parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Shqipëri.

Ky trajnim me temë “Roli i aktorëve në nivel lokal për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm në Shqipëri. Qasja e të gjithë shoqërisë” është organizuar në kuadër të projektit: “Komunitetet të parat: Krijimi i një rrjeti të organizatave të shoqërisë civile për të adresuar ekstremizmin e dhunshëm – nga parandalimi në ri-integrim”. Projekti zbatohet nga QNL në bashkëpunim me Forum MNE (Mal i Zi), Partners Kosova – Center for Conflict Management (Kosovë), Center for Common Ground (Maqedoni), Kulturni Centar DamaD, Novi Pazar (Serbi) dhe Hope and Homes for Children (Bosnje & Hercegovinë), me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Pjesëmarrësit në trajnim, të cilët ishin: përfaqësues nga Qendra CVE, anëtarë të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike në Dibër, Bulqizë dhe Mat, përfaqësues të këshillave rinorë, përfaqësues të njësive administrative të Bashkisë Tiranë, oficerë të sigurisë, përfaqësues të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si dhe përfaqësues të OJF-ve, diskutuan mbi qasjen gjithëpërfshirëse në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.