Qendra CVE në takim me Komisionin Europian mbi progresin në kuadër të implementimit të Planit të Përbashkët të Veprimit për Luftën Kundër Terrorizmit, mes BE-së dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor

Qendra CVE koordinoi dhe monitoroi trajnimin e IDM-së për mbështetjen rehabilituese dhe riintegruese për personat e kthyer nga zonat e konfliktit
22/11/2021
Qendra CVE kontribuoi në Konferencën Rajonale “Media, terrorizmi dhe luftëtarët e huaj terroristë në Ballkanin Perëndimor”
23/11/2021

Qendra CVE në takim me Komisionin Europian mbi progresin në kuadër të implementimit të Planit të Përbashkët të Veprimit për Luftën Kundër Terrorizmit, mes BE-së dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor

Qendra CVE në takim me Komisionin Europian mbi progresin në kuadër të implementimit të Planit të Përbashkët të Veprimit për Luftën Kundër Terrorizmit, mes BE-së dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor

Publisher: Cve.gov.al            23/11/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremzimit të Dhunshëm dha kontributin e saj në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Brendshme midis përfaqësuesve të Komisionit Europian dhe palës shqiptare. Në takim u diskutua progresi i bërë në kuadër të implementimit të Planit të Përbashkët të Veprimit për Luftën Kundër Terrorizmit, mes BE-së dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Drejtori i Qendrës CVE, Znj. Lejdi Dervishi raportoi para Kreut të Njësisë së Antiterrorit në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Komisionit Evropian, Martin Schieffer dhe delegacionit të tij dhe ju përgjigj pyetjeve në kuadër të ndërhyrjeve të realizuara nga institucioni ynë duke u detajuar tek hartimi i strategjisë së re, e cila do të ketë një komponent të ri, atë të ri-integrimit. Gjithashtu, Znj. Dervishi prezantoi punën e realizuar nga strukturat shtetërore në kuadër të procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të shtetasve të rikthyer nga zonat e konfliktit në komunitet. Ndër të tjera, ajo moderoi edhe panelin e dyte ku fokusi u përqendrua tek ndërhyrjet realizuar në kuadër të Prokurorisë dhe Burgjeve, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe fuqizimit të mbrojtjes së qytetarëve dhe infrastrukturës kritike.

Puna e Qendrës CVE u vlerësua maksimalisht nga delegacioni i BE-së me vlerësimet më të mira për punën e kryer.