Publisher: Cve.gov.al 05/11/2020
Publisher: Cve.gov.al 05/11/2020
Qendra CVE më 5 nëntor organizoi takimin vjetor koordinues me donatorët, përmes të cilit synohet bashkërendimi i veprimtarive për parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm në rang kombëtar.
Takimi i këtij viti u fokusua mbi procesin pilot rehabilitues dhe re-integrues që ka nisur të zhvillohet në Bashkinë Cërrik, si dhe atë të pesë shtetasve shqiptarë të riatdhesuar më 27 tetor 2020. Gjatë takimit u diskutua mundësia për riatdhesimin e plotë të shtetasve që akoma gjenden në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak.
Gjatë takimit u rikonfirmuavullneti për mbështetjen e përpjekjeve të Qendrës CVEnë kuadër të zhvillimit të proceseve rehabilituese dhe re-integruese.