Qendra CVE pjesë e takimit rajonal të Shkupit për ndërtimin e kapaciteteve institucionale në Ballkanin Perëndimor mbi sfidat e procesit të ri-integrimit të të kthyerve nga zonat e konfliktit

Qendra CVE kontribuoi në “Side Event” organizuar nga Rrjeti i Qyteteve të Forta
30/09/2021
Drejtori i Qendrës CVE dha kontributin e saj si paneliste në “Side Event” organizuar nga GCERF
05/10/2021

Qendra CVE pjesë e takimit rajonal të Shkupit për ndërtimin e kapaciteteve institucionale në Ballkanin Perëndimor mbi sfidat e procesit të ri-integrimit të të kthyerve nga zonat e konfliktit

Qendra CVE pjesë e takimit rajonal të Shkupit për ndërtimin e kapaciteteve institucionale në Ballkanin Perëndimor mbi sfidat e procesit të ri-integrimit të të kthyerve nga zonat e konfliktit

Publisher: Cve.gov.al            01/10/2021

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mori pjesë në takimin rajonal, që u zhvillua në 30 Shtator dhe 1 Tetor, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, me financimin e Bashkimit Evropian. Takimi dy ditor u zhvillua në kuadër të projektit rajonal të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM): “Ndërtimi i kapaciteteve institucionale në Ballkanin Perëndimor për të përballuar sfidat, që lidhen me riintegrimin, risocializimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të huaj terroristë dhe familjeve të tyre të kthyer nga zonat e konfliktit”.

Gjatë këtij takimi që mblodhi profesionistë të vijës së parë, të cilët janë përfshirë në proceset e rehabilitimit dhe të riintegrimit për të kthyerit nga vendet e konfliktit, u diskutua mbi lehtësimin e shkëmbimeve rajonale dhe shkëmbimin e eksperiencave mbi risocializimin dhe rehabilitimin e personave. Qendra CVE dhe profesionistët e vijës së parë patën mundësi të shkëmbenin praktikat e mira të vendeve të tyre në kuadër të proceseve që realizohen që nga momenti i mbërritjes në aeroport të këtyre shtetasve të rikthyer, deri në riintegrimin e tyre të suksesshëm në komunitetet përkatëse.