Qendra CVE realizoi një takim me palën homologe maqedonase për shkëmbimin e eksperiencave mbi proceset e Rehabilitimit dhe Ri-integrimit të ish-luftëtarve të huaj dhe familjeve të tyre.

Drejtori i Qendrës CVE, Znj. Lejdi Dervishi realizoi një vizitë me Përfaqësuesin e Lartë UNICEF në Shqipëri, në ambientet e Qendrës Pritëse për të riatdhesuarit.
09/09/2021
Qendra CVE në takim me studentët e Universitetit Bedër në kuadër të programit të Institutit për Lirinë e Besimit Fetar dhe Demokracinë.
15/09/2021

Qendra CVE realizoi një takim me palën homologe maqedonase për shkëmbimin e eksperiencave mbi proceset e Rehabilitimit dhe Ri-integrimit të ish-luftëtarve të huaj dhe familjeve të tyre.

Qendra CVE realizoi një takim me palën homologe maqedonase për shkëmbimin e eksperiencave mbi proceset e Rehabilitimit dhe Ri-integrimit të ish-luftëtarve të huaj dhe familjeve të tyre.

Publisher: Cve.gov.al            10/09/2021

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm zhvilloi një takim dypalësh me homologun maqedonas në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave mes dy vendeve fqinje, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi proceset e Rehabilitimit dhe Ri-integrimit të ish-luftëtarve të huaj dhe familjeve të tyre.

Drejtori i Qendrës CVE, znj. Lejdi Dervishi dhe z. Zlatko Apostoloski, Koordinatori Kombëtar për Maqedoninë  e Veriut,  prezantuan eksperiencat e qeverive përkatëse mbi këto procese duke u fokusuar në prezantimin e Planit Kombëtar për Ri-integrim, Risocializim dhe Rehabilitim, si dhe në prezantimin e aspekteve të sigurisë brenda procesit të përgatitjes, mbërritjes, akomodimit dhe rikthimi në komunitet i të kthyerve.

Delegacioni shqiptar përbëhej nga përfaqësues të ministrive të përfshira në proces, Drejtorisë së Antiterrorit, Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe të institucioneve të tjera të përfshira në këtë proces.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në rajon dhe në vend.