Qendra CVE realizoi sesionin e fundit trajnues për mësuesit e shkollave që ofrojnë shërbime për ri-integrimin e fëmijve të rikthyer nga zonat e konfliktit.

Qendra CVE kontribuon në Forumin 8-të Ndër-institucional për Parandalimin dhe Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
30/03/2022
Qendra CVE organizon forum me studentët dhe pedagogët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë
01/04/2022

Qendra CVE realizoi sesionin e fundit trajnues për mësuesit e shkollave që ofrojnë shërbime për ri-integrimin e fëmijve të rikthyer nga zonat e konfliktit.

Qendra CVE realizoi sesionin e fundit trajnues për mësuesit e shkollave që ofrojnë shërbime për ri-integrimin e fëmijve të rikthyer nga zonat e konfliktit.

Publisher: Cve.gov.al            31/03/2022

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ka koordinuar dhe zhvilluar një cikël trajnimesh, së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, të mbështetur nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, nëpërmjet grantit të GCERF (Fondi Global i Angazhimit dhe Reziliencës në Komunitet). Në sesionin e fundit janë trajnuar mësuesit , që kanë mirëpritur në shkollat e tyre fëmijë të kthyer nga zonat e konfliktit, të cilët janë ri-integruar në shkollat respektive.
Gjatë trajnimit u përcoll informacioni i nevojshëm në lidhje me qasjen që duhet përdorur me këtë kategori fëmijësh duke theksuar bazën ligjore, punën individuale, qasjen psikologjike, si dhe mënyrat e bashkëpunimit me struktura të pushtetit vendor të angazhuara në procesin e ri-integrimit.