Qendra CVE zhvilloi nje sere sesionesh informuese dhe ndergjegjesuese me oficeret e sigurise ne shkolle dhe oficeret e policimit ne komunitet per parandalimin e ekstremizmit te dhunshem

Qendra CVE zhvilloi takime me rektorët e universiteteve në vend për realizimin e një marrëveshje bashkëpunimi mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
03/12/2020
Qendra CVE zhvilloi takime informuese-ndergjegjesuese me kryetaret e bashkive dhe perfektet ne disa nga qarqet ne vend per parandalimin e ekstremizmit te dhunshem
03/12/2020

Qendra CVE zhvilloi nje sere sesionesh informuese dhe ndergjegjesuese me oficeret e sigurise ne shkolle dhe oficeret e policimit ne komunitet per parandalimin e ekstremizmit te dhunshem

Qendra CVE zhvilloi nje sere sesionesh informuese dhe ndergjegjesuese me oficeret e sigurise ne shkolle dhe oficeret e policimit ne komunitet per parandalimin e ekstremizmit te dhunshem

Publisher: Cve.gov.al            03/12/2020

Në kuadër të parandalimit dhe kundërshtimit të ekstremizmit  të dhunshëm në shkolla, Qendra CVE në koordinim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrinë e Brendshme ka organizuar përgjatë muajit nëntor sesione informuese / ndërgjegjësuese me oficerët e sigurisë në shkollë dhe oficerët e policimit në komunitet. Janë tetë sesione informuese të zhvilluara, ku morën pjesë rreth 120 përfaqësues nga këto dy struktura.

Duke respektuar masat kundër COVID-19, në këto takime u diskutua rëndësia e fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet aktorëve vendorë për garantimin e sigurisë në shkolla në kuadër të parandalimit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm për të rinjtë.

Çështjet e prezantuara ishin nevoja për rritjen e kapaciteteve të mëtejshme, hartimi i një protokolli për menaxhimin dhe adresimin e rasteve ku të rinjtë të cilët shfaqin shenja të ekstremizmit të dhunshëm të drejtohen pranë strukturave përkatëse, si dhe ngritja e kapaciteteve të stafit të shkollës për minimizimin e problematikave që shfaqen në shkollë.

View Follow Follow Follow