Qendra CVE zhvilloi takime me rektorët e universiteteve në vend për realizimin e një marrëveshje bashkëpunimi mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Organizimi i sesioneve sesionet ndërgjegjësuese me kryetarët e bashkisë dhe prefektët e qarqeve Kukës, Dibër dhe Shkodër
24/11/2020
Qendra CVE zhvilloi nje sere sesionesh informuese dhe ndergjegjesuese me oficeret e sigurise ne shkolle dhe oficeret e policimit ne komunitet per parandalimin e ekstremizmit te dhunshem
03/12/2020

Qendra CVE zhvilloi takime me rektorët e universiteteve në vend për realizimin e një marrëveshje bashkëpunimi mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Qendra CVE zhvilloi takime me rektorët e universiteteve në vend për realizimin e një marrëveshje bashkëpunimi mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Publisher: Cve.gov.al            03/12/2020

Me fokus parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, Qendra CVE në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, zhvilloi gjatë muajit tetor 2020, takimet e para me disa nga rektorët e universiteteve publike dhe private në vend, me qëllim realizimin e një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet rektorateve, MASR-së dhe Qendrës CVE.

Takimet u zhvilluan me përfaqësuesit më të lartë të rektorateve të universiteteve si “Aleksandër Moisiu” Durrës; “Aleksandër Xhuvani” Elbasan; “Fan S. Noli” Korçë; “Eqerem Çabej Gjirokastër; “ Ismail Qemali” Vlorë; si dhe me Rektorët e Universiteteve jopublike: “Beder” Tiranë dhe “Pavarësia” Vlorë.

Në të gjitha takimet e zhvilluara, përfaqësuesit e Universiteteve shprehën vullnetin e plotë për  realizimin e kësaj marrëveshje bashkëpunimi, si dhe ofruan mbështetjen e tyre në zhvillimin e projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme për të përfshirë studentët dhe komunitetin në luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

View Follow Follow Follow