Qendra CVE zhvilloi takime informuese-ndergjegjesuese me kryetaret e bashkive dhe perfektet ne disa nga qarqet ne vend per parandalimin e ekstremizmit te dhunshem

Publisher: Cve.gov.al            03/12/2020

Qendra CVE zhvilloi gjatë muajit nëntor një sërë takimesh informuese dhe ndërgjegjësuese me kryetarët e bashkive dhe prefektet në disa prej qarqeve të vendit, në kuadër të ndërgjegjësimit mbi parandalimin dhe kundërshtimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Me mbështetjen e Departamentit të Sigurisë së OSBE-së, takimet u zhvilluan nga datat 23-27 nëntor 2020 me Kryetarët e Bashkive të Kukësit, Dibrës, Bulqizës, Matit, dhe Shkodrës, si dhe me Prefektët e këtyre qarqeve, ku ishin të pranishëm edhe drejtues të shërbimit social në nivel vendor.
Gjatë takimeve u parashtruan arritjet, nevojat dhe kërkesat për mbështetje në kuadër të adresimit të fenomentit të ekstremizmit të dhunshëm nga pushteti vendor, si dhe u theksua nevoja e angazhimit të komunitetit në parandalimin e këtij fenomeni përmes angazhimit dhe fuqizimit të të rinjve në proceset vendimmarrëse si dhe nëpërmjet Këshillit Vendor të Sigurisë Publike.

Qendra CVE zhvilloi nje sere sesionesh informuese dhe ndergjegjesuese me oficeret e sigurise ne shkolle dhe oficeret e policimit ne komunitet per parandalimin e ekstremizmit te dhunshem
03/12/2020
Qendra CVE dhe organizata SHIS në prag të nisjes së zbatimit të fazës së dytë të projektit “Promovimi i edukimit, për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm”
03/12/2020