Qendra CVE zhvillon takime informuese për ekstremizmin e dhunshëm në Qarkun Gjirokastër

Qendra CVE dhe grupi i punës ndër-institucional zhvillojnë takimin e tyre të parë për zbatimin e planit të kthimit dhe ri-integrimit të shtetasve që ndodhen në kampet e qëndrimit në Siri
14/11/2019
Qendra CVE realizon trajnimin e katërt të organizatave të shoqërisë civile të qarkut të Tiranës lidhur me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
20/11/2019

Qendra CVE zhvillon takime informuese për ekstremizmin e dhunshëm në Qarkun Gjirokastër

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në kuadër të Planit Kombëtar të Veprimit CVE, përgjatë muajit nëntor, zhvilloi takime informuese dhe ndërgjegjësuese me bashkitë e qarkut të Gjirokastrës, konkretisht në bashkitë e Tepelenës, Memaliaj, Përmet,,Këlcyrë, Gjirokastër, Libohovë, Dropull.

Në fokus të takimeve ishin çështje të parandalimit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm, parë nga këndvështrimi i ndërhyrjeve ndërinstitucionale me qëllim një qasje gjithëpërfshirëse të shoqërisë. Këto takime, të koordinuara në nivel vendor nga bashkitë, prefekturat apo zyrat vendore arsimore, bashkuan punonjësit e vijës së pare në  nivel vendor, mësuesit koordinatorë për ndjekjen e planit të veprimit në shkolla, oficerët e sigurisë nëpër shkolla, psikologët dhe punonjësit socialë të shkollave, punonjësit e burgjeve, punonjësit e shërbimit të provës etj.