Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me partnerët e saj realizoi trajnimin e aktorëve të vijës së parë për menaxhimin e rasteve gjatë procesit të ri-integrimit.

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mori pjesë në një intervistë lidhur me harmoninë fetare në Shqipëri ne Today TV 2000.
24/04/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me partnerët e saj realizoi trajnimin e aktorëve të vijës së parë për menaxhimin e rasteve gjatë procesit të ri-integrimit.

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me partnerët e saj realizoi trajnimin e aktorëve të vijës së parë për menaxhimin e rasteve gjatë procesit të ri-integrimit.

Publisher: Cve.gov.al            27/04/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm së bashku me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës si dhe me partnerin Terres des Hommes, realizoi një cikël trajnimi 6 ditor me aktorët e vijës së parë kundër fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm në qarqet Korçë, Durrës dhe Tiranë.

Qëllimi ishte trajnimi i aktorëve të vijës së parë për menaxhimin e rasteve gjatë procesit të ri-integrimit në komunitet të fëmijëve dhe familjeve të prekura nga fenomeni i radikalizmit dhe ekstremizimit të dhunshëm.

Trajnimi që u zhvillua në qytetet e Tiranës dhe Korçës u foksua në qasjen gjithëpërfshirëse mbi proceset e shtetasve të riatdhesuar nga zonat e konfliktit, mbi çështjet e reziliencës dhe strategjive bashkëpunuese.