SEMINAR I KOMISIONI EVROPIAN NË TIRANË/ PARANDALIMI DHE KUNDËRSHTIMI I ESKTREMIZMIT TË DHUNSHËM

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
16/04/2024
Shpallje Kandidati Fitues
19/04/2024

SEMINAR I KOMISIONI EVROPIAN NË TIRANË/ PARANDALIMI DHE KUNDËRSHTIMI I ESKTREMIZMIT TË DHUNSHËM

SEMINAR I KOMISIONI EVROPIAN NË TIRANË/ PARANDALIMI DHE KUNDËRSHTIMI I ESKTREMIZMIT TË DHUNSHËM

Publisher: Cve.gov.al 16/04/2024

Komisioni Evropian ( European Commission ) ka mbështetur një seminar rajonal trajnimi për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm (P/KEDH) në Tiranë nga data 16 deri më 18 prill 2024, organizuar nga RUSI Europe.

 

Seminari mblodhi përfaqësues të delegacioneve të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, diplomatë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, koordinatorët kombëtarë CT dhe PCVE dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga rajoni.

 

Objektivat e tij ishin të rrisë të kuptuarit e koncepteve, terminologjisë dhe politikave P/KEDH, si dhe të ofrojë metoda, mjete dhe qasje për hartimin dhe zbatimin e programeve P/KEDH. Ky seminar i mundësoi pjesëmarrësve të njohin shenjat paralajmëruese të radikalizimit dhe ekstremizmit dhunshëm, të forcojnë programet dhe politikat e tyre për të adresuar komunitetet e cënueshme dhe për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm që në gjenezë.

 

Drejtori i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, njëkohësisht edhe Koordinator Kombëtar, znj. Lejdi Dervishi paraqiti një tablo të zgjeruar të historisë dhe faktorëve të ekstremizmit të dhunshëm që kërcënojnë rajonin, duke vënë theksin te realiteti shqiptar dhe qasja e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm për të trajtuar këtë fenomen.

 

Fokusi i diskutimeve u përqendrua në paraqitjen e praktikës së ndjekur nga shteti shqiptar në lidhje me riintegrimin e ish-luftëtarëve të huaj të kthyer nga zonat e konfliktit dhe familjarëve të tyre, si dhe personave të tjerë të radikalizuar apo në rrezik radikalizmi, si një nga praktikat më të mira në rajon.

Përgjatë seminarit treditor, pjesëmarrësit trajtuan sfidat, sukseset dhe strategjitë kombëtare të P/KEDH në Ballkanin Perëndimor, me ushtrime praktike dhe leksione të udhëhequra nga studiues të fushës P/KEDH