Publisher: Cve.gov.al 12/10/2022
Publisher: Cve.gov.al 12/10/2022
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm është përfaqësuar nga Drejtori i saj Z. Denion Meidani në “Takimin e Grupit Mbështetës për Iniciativën Kundër Terrorizmit në Shtyllën e parë të Ballkanit Perëndimor” në Sarajevë. Ky takim është organizuar pas vendimeve të mbledhjes së gjashtë të Bordit të Qeverisja Integruese e Sigurisë së Brendshme (IISG-së), ku janë miratuar raportet e hartës së nevojave.
Si pjese e panelit, Z. Meidani në këtë takim u shpreh: -“Jam i impresionuar nga progresi dhe puna e bërë nga IISG veçanërisht në ndërtimin e databazës së projekteve i cili ne kendvështrimin tone si Cve do te jete nje aktor kyç dhe referues ne ndjekjen e projekteve të ndryshme në luftën e përbashket kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”
Disa nga pikat kryesore të trajtuara në takim kanë qënë: Prezantimi i gjendjes së IISG-së, prezantimi i draftit të parë të raportit vjetor të hartës së përgjigjeve për Shtyllën 1 – për Iniciativën Kundër Terrorizmit në Shtyllën 1 të Ballkanit Perëndimor si dhe diskutimi i planit vjetor të punës për Shtyllën 1 – WBCTi, prezantimi i analizës së projekteve WBCTi në bazë të të dhënave të IISG etj.