Trajnim i të Rinjve kundër Bullizmit në Bulqizë

Seminar Rajonal mbi Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm “Trajnim Trajnerësh”
03/10/2018
Konferencë Rajonale: Takimi i dytë i Rrjetit Rajonal të Koordinatorëve Kombëtarë të Parandalimit ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm të Ballkanit Perëndimor
16/10/2018

Trajnim i të Rinjve kundër Bullizmit në Bulqizë

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP) mbështet dhe punon me Qendrën Kombëtare të Koordinimit për Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (Qendra CVE) në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për CVE-në, përmes rritjes së ndërgjegjësimit dhe ngritjes së kapaciteteve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në nivel vendor.
Projekti PLGP punon për rritjen e angazhimit qytetar dhe fuqizimin e shoqërise civile në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, përmes rritjes se ndërgjegjësimit dhe qendresës ndaj faktorëve social-ekonomikë, politikë dhe kulturorë të radikalizimit. Në këtë kuadër, PLGP ka mbështetur ngritjen e Bordeve Rinore në bashkitë e Bulqizës dhe Cërrikut. Bordi Rinor është një grupim vullnetar me të rinj aktivë, që synon të rrisë pjesëmarrjen e tyre në vendimarrje dhe në jetën komunitare. Trajnimi i fundit për bullizmin synoi rritjen e kapaciteteve të të rinjve ndaj sjelljeve anti-sociale, të tilla si bullizmi. Trajnimi u ndoq nga 25 të rinj dhe të reja, një psikologe, një mësuese e shkollës së mesme për edukatën qytetare dhe stafi i bashkisë.